×
  • Sport
  • Sport

    Arbi Pupovci siguron pjesëmarrjen në Olimpiadë

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 16:48

    Skitari kosovar, Arbi Pupovci e ka fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, të cilat mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në Pekin të Kinës.


    Pupovci fitoi sot medaljen e bronztë në garën e Pamporovos së Bullgarisë.Ai përfundoi me kohë 2 minuta, 0 sekonda e 18 të qindtat pas dy lëshimeve.

    Pjesëmarrës në garë ishin 20 garues, nëntë prej të cilëve nuk arritën ta përfundojnë njërin nga dy lëshimet.

    Me këtë rezultat, Arbi çoi në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike.

    Në Pamporovo garuan edhe Drin Kokaj e Kiana Kryeziu, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.Kokaj doli i shtati, ndërsa Kiana ishte e pafat duke u diskualifikuar, në konkurrencën e femrave.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me arritjen e normës olimpike, duke thënë se me pak përkrahje Arbi do të arrij rezultate edhe më të mira.

    Sipas tij, Drini sot bëri disa gabime, gjë që ka mundur të ketë pozitë edhe më të mirë, ndërsa Kiana ishte e pafat.Arbi është bursist i KOK-ut për LOD Pekin 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!