Arbnor Muja ka udhëtuar këtë të martë drejt Belgjikës, atje ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Royal Antwerpin.
Drita luajti dy ndeshje ndaj Antwerpit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, që mjaftuan që drejtuesit e klubit belg të kërkonin transferimin e Mujës në radhët e tyre, shkruan Express.
Pas ndeshjeve, u njoftua për arritjen e marrëveshjes për kalimin e sulmuesit mitrovicas te klubi nga elita e futbollit belg, derisa ende duhet pritur për kompletimin e kësaj marrëveshjeje.
Muja, bashkë me babain e tij ka udhëtuar sot drejt Belgjikës. Kjo është bërë e ditur nga gazetari belg, David Van den Broeck, i cili ka publikuar një fotografi të tyre.
Në ditët në vijm, 23-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi i Antwerpit. Dhe, nëse gjithçka shkon siç duhet, ai do të nënshkruajë zyrtarisht me këtë klub.
Drita-winger Arbnor Muja in België geland met zijn vader. Moet nog medisch gekeurd worden, maar vorige week zag hij er vrij fit uit. #antwerp pic.twitter.com/6eM6bQ0okq
— David Van den Broeck (@david_vdb) August 2, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.