Si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tërmetit, një vajzë 15-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumë persona të tjerë janë lënduar.
Banorët kanë dalë në rrugë për shkak të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, i cili i ka shkatërruar edhe ndërtesat.
Ish-futbollisti gjakovar i Prishtinës, Hajduk Splitit, Dinamo Zagrebit dhe shumë skuadrave të tjera, dhe Kombëtares së Kroacisë, Kozniku jeton Split, qytet që nuk është goditur nga tërmeti i sotëm.
“Unë me dy vajzat e mija dhe bashkëshorten jemi mirë në Split. Këtu për momentin nuk ka asgjë, është qetë, megjithatë kemi familje dhe shokë në Zagreb”, ka thënë Kozniku për gazetarin Reshat Ibrahimi.
Ai ka theksuar se miqtë e tij në kryeqytet janë mirë por të kapluar na paniku.
“Kam folur me të gjithë dhe më kanë thënë se janë mirë për momentin. Po qëndrojnë jashtë, sepse janë në panik. Situata është e vështirë, kjo për shkak edhe të koronavirusit. Lusim Zotin që të tejkalohet sa më parë kjo situatë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.