Në rrjetet sociale tashmë është hapur një debat se çfarë emri duhet të mbajë emri i Stadiumit Kombëtar të Kosovës, projekti i të cilit u prezantua para disa ditëve, e që sipas burimeve të Reporteri.net ndërtimi nis në muajin shtator.
Por, pas projektit beteja është për emrin.
Nëpër rrjete sociale janë propozuar emra personalitetesh, qoftë heronj të luftës së fundit, apo edhe të njerëzve të politikës.
Një prej emrave që mese shumti bie në sy, dhe duket se është më i përshtatshmi për njerëzit është që stadiumi të quhet ‘Arena e Dardanëve’, transmeton Reporteri.net.
Kjo natyrshëm ndërlidhet më të parët tanë por edhe me emrin e tifozëve zyrtarë të Kosovës.
Kujtojmë që Kosova do të zhvillojë ndeshjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ deri në momentin që përfundon ndërtimi i stadiumit Kombëtar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.