×
  • Sport
  • Sport

    “Arena Kombëtare” nuk është gati, humb ndeshjen e shtatorit

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 17:20

    Shqipëri-Islandë, e programuar për t’u luajtur në datën 10 shtator, nuk do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ashtu siç patën shpresuar të gjithë.


    Punimet në këtë impiant nuk kanë ecur me ritmin e duhur, duke bërë që të mos jetë gati për këtë sfidë, e cila luhet pas 40 ditësh.

    Që nga parkimi, tapeti i stadiumit dhe detajet e tjera teknike, e bëjnë gati të pamundur që brenda këtyre ditëve të vihet në funksion.

    Fillimisht u mendua që në qershor mund të përurohej, por edhe sfida me Moldavinë u zhvillua në Elbasan, për ta shtyrë prerjen e shiritit për stadiumi në shtator me Islandën.

    Por, as kjo nuk do të ndodhë, me shpresën se do të mirëpresë ndeshjen e kuqezinjve me Francën në nëntor ose, në rastin më të keq, do të shtyhet për në vitin 2020, shkruan Panorama.

    Shtatori bëhet më i pamundur edhe nga fakti që UEFA kërkon të paktën një ndeshje kolauduese përpara se ta licencojë për zhvillimin e një ndeshjeje zyrtare ndërkombëtare.

    Edhe pse për momentin nga ana e FSHF-së nuk ka asnjë zyrtarizim për stadiumin dhe nuk ka nisur puna për të marrë masat rreth kësaj sfide, burime të gazetës pohojnë se Elbasani do të jetë pritësi i ndeshjes me Islandën.

    Në ditët në vijim, pritet të dalin edhe biletat në shitje, ku edhe do të zyrtarizohet stadiumi i Elbasanit. Në një situatë të tillë, shpresat e vetme mbeten për t’u përfunduar në kohë për ndeshjen e 17 nëntorit, pikërisht me Francën ose të paktën tri ditë më para, me Andorrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!