Ka përfunduar ndeshja ‘e tensionuar’ mes Argjentinës dhe Meksikës, në kuadër të Kupës së Botës, “Qatar 2022”.
Derisa pati përpjekje nga të dy skuadrat, 60 minutat e parë të ndeshjes kaluan pa asnjë gol, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Si një nga lojtarët më të mirë në botë, të gjithë sytë e fansave argjentinas ishin mbi Lionel Messin, i cili, megjithatë nuk i dëshpëroi.
Në minutën e 63’të, Messi shënoi gol të bukur nga distanca, duke e kaluar në epërsi skuadrën e Argjentinës.
Përpjekjet e Meksikës për ta barazuar rezultatin nuk ishin të suksesshme.
Kjo pasi në minutën e 87’të, Argjentina shënoi sërish.
Enzo Fernandez erdhi me një gol spektakolar, duke dyfishuar epërsinë ndaj Meksikës.
Ndeshja përfundoi me këtë rezultat, 2:0 në favor të skuadrës argjentinase.
Pas kësaj fitoreje, Argjentina ka 3 pikë dhe renditet në vendin e dytë brenda grupit.
Polonia është e para, me një pikë më tepër. Njëjtë edhe Arabia Saudite, që renditet e treta, ndërsa e fundit është Meksika, e cila tashmë ka humbur shpresat për kalim tutje nga faza e grupit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.