×
  • Sport
  • Sport

    “Arma sekrete” e Real Madridit mund të jetë çelësi për transferimin e Mbappes dhe Davies

    Reporteri
    06 Nëntor 2023 | 17:06

    Real Madridi është duke synuar transferimin e Kylian Mbappes dhe Alphonso Davies në verën e vitit 2024.

    Dhe për këto dy transferime, Los Blancos kanë një armë sekrete, duke shfrytëzuar raportet e Vinicius me dyshen..

    Yje të ndryshëm që gjigantët e La Ligës duan të afrojnë, fillimisht nisin me ambasadorin e tyre sekret, brazilianin që kontakton me lojtarët direkt.

    Dhe miqësia e 23-vjeçarit me Mbappen mund të jetë vendimtare për zhbllokimin e marrëveshjes.

    Los Blancos janë të dëshpëruar për nënshkrimin e francezit, pasi shanset e tyre për të rrëmbyer superyllin u zhvlerësuan sezonin e kaluar.

    Në vitin 2019, ylli brazilian shpërndau një foto me Mbappen, duke lënë mbishkrimin: “me mikun tim ” – duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tij e ngushtë me yllin e Paris Saint-Germain mund ta shtyjë Realin të sigurojë një marrëveshje me të në të ardhmen.

    Mbappes i thuhet që të mos i bashkohet Real Madridit
    Vinicius gjithashtu është përfolur se po tenton të joshë Davies në Bernabeu verën e ardhshme.

    23-vjeçari ka pranuar se është i gatshëm të largohet nga Bayern Munich për Los Blancos dhe braziliani mund të jetë ai që do të ndihmojë në vulosjen e lëvizjes.

    Dyshja shpesh ndërveprojnë me rrjetet sociale të njëri-tjetrit dhe së fundmi Davies i pëlqeu menjëherë postimi i Vincius me titullin “epokë e re” që i dedikohej Jude Bellingham.

    Të enjten e kaluar braziliani i dërgoi kanadezit një mesazh të përzemërt për ditëlindjen e tij ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen, vëlla”. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!