Armand Duka paraditen e sotme ishte i ftuar në “Euronews Now” ka folur edhe për kombëtaren e Kosovës, të cilën e sheh si një ekip të fortë.
Duka nuk hezitoi të thoshte edhe emrin e lojtarit të preferuar, e të cilin do donte ta merrte te kombëtarja shqiptare.
“Rregullorja nuk lejon të marrësh nga ekipi A pasi janë aktivizuar, por me dëshirë do ta kishim marrë Edon Zhegrovën”, ka thënë kreu i FSHF-së.
Sa i takon organizimit të europianit të U-21 me Federatën Serbe, Duka ftoi të gjithë ta shikojnë nga ana sportive dhe benefitet që do të ketë vendi ynë për këtë turne. Ndër të tjera nënvizoi se kjo do të ndihmojë edhe Kosovën të marrë statusin e saj.
Kosova sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit është rritur shumë dhe ndeshje pas ndeshje po tregohet pretendente. Duka shprehet i bindur se “Dardanët” do të arrijnë “Play-Off”, ku më pas do të sigurojnë edhe ngjitjen në grupin B në Nations League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.