×
  • Sport
  • Sport

    Armand Duka më i votuari, fiton mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 13:16

    Armand Duka fitoi mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Presidenti i FSHF-së do e mbajë këtë post edhe për katër vite të tjera.

    Duka është një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i futbollit shqiptar mori 45 vota, si anëtari më i votuar.

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi më i lartë vendimmarrës në qeverinë europiane të futbollit.

    Sot u mblodhën së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendimet.

    Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë. Njëra është femër Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është fituesi për mandatin 2-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!