×
  • Sport
  • Sport

    Armando Broja alarmon Shqipërinë pak ditë para ndeshjes me Serbinë

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 10:58

    Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e shtunë.

    Përpara kësaj sfide, Armando Broja ka alarmuar trajnerin Sylvinho.

    Përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra është shprehur në “Klan News” se sulmuesi i Evertonit ka pasur probleme muskulore.
    Megjithatë, për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar deri më tani.

    “Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, u shpreh Kodra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!