Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg.
Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.
RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar.
Broja kontratë me Chelsean deri në vitin 2028.
Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.
Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premierligë, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi.
Mbetet e paqartë se kë fanellë do të djerësisë Armando në sezonin e ri, aty ka tregu i lojtaravë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.