×
  • Sport
  • Sport

    Armend Dallku mund ta thyejë rekordin që e mban Ramadani në Supërligën e Kosovës

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 12:52

    Superliga e Kosovës në futboll sa vjen e bëhet më e nxehtë në këtë edicion.


    Drita, Prishtina, Ballkani dhe Gjilani janë në luftë për t’u shpallur kampion.

    Por, kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, mund ta thyej një rekord nëse shpallet këtë edicion kampion.

    Dallku mund të bëhet trajneri më i ri (37 vjeç) që ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

    Këtë rekord aktualisht e mban Zekirja Ramadani i cili e ka fituar titullin me skuadrën mitrovicase, Trepça ’89, si 39 vjeçar në vitin 2017.

    Interesant është fakti që tre trajnerë e kanë fituar titullin në moshën 39 vjecare, por dallimin e bëjnë vetëm ditët.

    Gazetari i SuperSport, Arlind Sadiku, ka publikuar renditjen e trajnerëve më të ri të cilët e kanë fituar titullin.

    Zekirija Ramadani – Trepça 89 – 2016/17 – 39 vjeç e 109 ditë.
    Ismet Munishi – Llamkos Kosova – 2013/14 – 39 vjeç e 234 ditë.
    Fadil Ademi – Hysi – 2010/11 – 39 vjeç e 258 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!