×
  • Sport
  • Sport

    Armend Thaçi stërvit me Kombëtaren, Challandes e fton për ndeshjet e shtatorit

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 12:59

    Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaçi, ka stërvitur sot me ekipin kombëtar të Kosovës, pavarësisht se nuk ishte ftuar në listën e publikuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit.


    Kosova u stërvit sot për herë të dytë dhe të fundit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, para nisjes drejt Gjeorgjisë për takimin e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2022, raporton Gazeta Express.

    Kosova do të përballet me Gjeorgjinë të enjten më 2 shtator në Batumi.

    Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi në uebsajtin e saj se Thaçi është ftuar nga trajneri Challandes tani për tri ndeshjet e shtatorit.

    “Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit”, thuhet në njoftimin e federatës.

    Kjo ishte stërvitja e fundit e verdhekaltërve para nisjes drejt Gjeorgjisë.

    Përveç me Gjeorgjinë, Kosova do të përballet edhe me Greqinë dhe Spanjën në këtë fazë kualifikuese.

    Dardanët e presin Greqinë në Stadiumin Fadil Vokrri më 5 shtator dhe pastaj Spanjën më 8 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!