Katër hajdutë egjiptianë, të maskuar me fytyrën e yllit të futbollit Mohamed Salah dhe të armatosur, dolën nëpër rrugët e Kairos për të grabitur dyqanet, por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi u arrestuan nga autoritetet.
Lajmi u bë i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat raportuan se të 4 hajdutët u arrestuan nga forcat e sigurisë në Nasr City, një lagje e kryeqytetit të Egjiptit, Cairo, pavarësisht tentativave për t’iu larguar rrethimit.
Mohamed Salah është shndërruar në një idhull për shumicën e egjiptianëve, që kur vendosi t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2017-ës, pasi pikërisht me “The Reds” ka spikatur në fushën e lojës, duke u bërë protagonist i shumë sukseseve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.