×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohen shtatë shqiptarë, dyshohet se vodhën në shtëpinë e fenomenit Ronaldo

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:21

    Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle.

    Ata dyshohet se kanë vjedhur në shtëpitë e fenomenit Luiz Nazario de Lima Ronaldo dhe Marco Verattit.

    Po ashtu grupi kriminal dyshohet se qëndron edhe prapa shumë vjedhjeve në disa qytete.

    Organet spanjolle të rendit kanë sekuestruar ora luksoze dhe bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro.

    Cak i grupit kriminal shqiptar kanë qenë shtëpitë në Alicante, Malaga dhe Murcia.

    Ata zgjidhnin shtëpitë e biznesmenëve të mëdhenj apo njerëzve të famshëm për të kryer vjedhjet.

    Policia spanjolle i ka publikuar pamjet nga arrestimi i grupit kriminal dhe mund t’i shihni më poshtë./Klan Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!