×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet hajnat me maska të Mohamed Salahut

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 23:32

    Një grup hajnash, anëtarët e të cilit kishin vendosur maska të Mohamed Salah për të fshehur identitetin, është kapur nga policia e Kajros.


    Grupi kriminal i armatosur prej katër anëtarësh u kap duke tentuar ta plaçkitë një dyqan në lagjen “Nasr City” në kryeqytetin egjiptian, transmeton Gazeta Express.

    Të katër plaçkitësit e kishin mbuluar fytyrën me maska të sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili është yll i madh në atdheun e vet.

    Ata u përpoqën të ikin nga vendi i ngjarjes, por forcat e sigurisë ia dolën t’i kapin dhe i arrestuan.

    Salah është ylli ma i madh i sportit në Egjipt dhe lojtari kryesor në ekipin kombëtar, me 41 gola në 67 ndeshje për vendin e vet.

    Fama e tij në Egjipt është rritur dukshëm pasi iu bashkua Liverpoolit më 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!