×
  • Sport
  • Sport

    Arrihet marrëveshja: Broja po i bashkohet Fulhamit

    Reporteri
    01 Shkurt 2024 | 19:16

    Armando Broja është përcaktuar që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë te Fulhami.

    Sulmuesi shqiptar po largohet nga Chelsea në formë huazimi te rivali i Ligës Premier, raporton Fabrizio Romano.

    Blutë kishin pranuar ofertë nga Milani gjatë ditës së sotme, por klubi londinez e kishte refuzuar menjëherë.

    Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Broja do të kalojë te Fulhami si i huazuar, ndërsa Chelsea do të fitojë 4.6 milionë euro.

    Broja do të niset për te Fulhami sonte për t’i kompletuar testet mjekësore, ndërsa pritet zyrtarizimi i tij në orët e fundit të afati kalimtar.

    Kujtojmë se ky afat kalimtar i janarit në Angli mbyllet sot (1 shkurt) në ora 23:59. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!