Milani ka arritur marrëveshje me Zlatan Ibrahimovicin për vazhdimin e kontratës së sulmuesit 38-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë në Milan, pasi ka rënë në ujdi me drejtuesit e klubit kuqezi.
Milani ia ka plotësuar kërkesën për pagë vjetore 7 milionë euro suedezin dhe marrëveshja mes tyre do të finalizohet sot gjatë ditës.
Ibrahimovic u rikthye në Milano nga LA Galaxy në janar dhe i ndihmoi skuadrës ta zërë vendin e gjashtë në Serie A, duke i shënuar 10 gola në 18 ndeshje në ligë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.