Maurizio Sarri duket se do të jetë pasuesi i Massimmiliano Allegrit tek Juventus.
Agjenti i trajnerit, Fali Ramadani është takuar këtë pasdite me drejtuesen e Chelsea, Marina Granovskaia dhe kanë rënë dakord që italiani të largohet pa pasur nevojë që klubet e interesuara të paguajnë 5 milionë paund, sipas burimeve të gazetarit italian Alfredo Pedulla.
Ndërkohë që “Goal.com” ka shkruar se vetë Sarri ka arritur marrëveshjen me Juventusin dhe nga momenti në moment pritet të zbulohen detajet e kësaj kontrate, që e largon ish-trajnerin e Napolit nga Londra si kampion i Europa League.
Sarri ka paraqitur një kërkesë tek Chelsea duke arsyetur se dëshiron të largohet nga “Blutë” për arsye personale dhe familjare, por mbi të gjitha në lidhje me idenë dhe vizionin e futbollit të tij.
Në anën tjetër Chelsea është duke punuar për të gjetur pasuesin e tij dhe Frank Lampard është i destinuar të rikthehet në “Stamford Bridge”, këtë herë si trajner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.