Anthony Joshua është fyer nga Kubrat Pulev se është një arrogant dhe frikacak para rimeçit të tyre.
Britaniku ka vënë në sfidë tre tituj të peshave të rënda në boks, WBA, WBO dhe IBF, në përballjen ndaj bullgarit që pritet të zhvillohet në dhjetor.
Meçi pritet të zhvillohet në Londër, derisa Joshua është favoritë absolut, mirëpo Pulev beson se do të fitojë ndaj kampionit në fuqi.
“Për të do të jetë disi më ndryshe pa fansat e tij, mirëpo boksi nuk varet nga kjo gjë, ne mund të luftojmë me apo pa tifozë, nuk ka rendësi. Por, ndoshta ai ka nevojë për fansat e tij”, ka thënë Pulev në Betway, transmeton Telegrafi.
“Ai ka bërë së fundmi diçka arrogante, por unë e shoh se është i frikësuar. Ai flet për përballjen me Tyson Furyn, derisa përballë do më ketë mua”.
“Nëse ai arrin të fitojë ndaj meje, është në rregull, mirëpo nuk mendoj se ai do ia dal, shikoni çfarë i bëri Andy Ruiz në të dyja përballjet, nga unë do ta pësojë edhe më keq”, ka shtuar më tej boksieri bullgar.
Joshua dhe Puelv do të përballeshin në korrik të këtij viti, mirëpo pandemia me coronavirus shtyu meçin mes tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.