Arsenali është duke u bërë gati që gjatë verës të bëjë ofertë për sulmuesin e Aston Villas, Ollie Watkins.
Ani pse ka realizuar 21 gola në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë – përfshirë 11 në dy ndeshjet e fundit – nuk është sekret që klubi nga Londra do të transferojë qendërsulmues gjatë verës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në ekip janë vetëm sulmuesit Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah, por janë përballur me lëndime.
Gazeta spanjolle “Fichajes”, raporton se Arsenali pritet të ketë prioritet marrëveshjen me sulmuesin Watkins dhe gjatë verës do të bëjë ofertë për të.
Në këtë sezon ai ka realizuar 10 gola në Premier Ligë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.