×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali e fiton derbin ndaj Cityt

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 19:32

    Arsenali e ka shënuar një fitore të madhe në Premierligën angleze.

    “Topçinjtë” e fituan derbin e xhiros së tetë të kampionatit anglez duke e mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1:0.

    Në një ndeshje me plot ethe dhe emocione, “Gunners” e gjetën golin vetëm në minutat e fundit.

    Ishte Gabriel Martinelli, i ndihmuar nga një devijim i topit nga ana e Nathan Ake, ai që i çoi në trans tifozët në “Emirates Stadium”.

    Arsenali e mposhti Cityn për herë të parë që nga viti 2015, ndërsa ia shkaktoi edhe humbjen e parë sezonale.

    Ekipi i Mikel Artetas kaloi në krye të tabelës, të cilën e ndan së bashku me Tottenhamin me nga 20 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!