Skuadra e Arsenalit ka shkuar në pushimin 15-minutësh me epërsi 2-1 ndaj Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Premier League.

Golin e epërsisë për “Topçinjtë” 1:2 e shënoi mbrojtësi Gabriel në minutat e fundit të pjesës së parë,.

Dy golat tjerë në këtë takim i shënuan Haaland për Cityn e Calafiori për Arsenalin.

Reklamë

Vlen të theksohet se Arsenali 45 minutat e dytë do t’i luajë me një lojtar më pak, pasi është përjashtuar me karton të kuq sulmuesi Trossard.

/Reporteri.net./.

Reklamë