Arsenali raportohet se pritet të ngjallë interesimin për mesfushorin e Aston Villas, Doublas Luiz.
Klubi nga Londra ka shprehur interesim për brazilianin dhe në verën e vitit 2022 dështoi transferimi i tij.
Arsenali tri herë kishte bërë ofertë për Luizin, por Aston Villa nuk lejoi transferimin e tij.
Mirëpo sipas Daily Mail, Arsenali është duke bërë gati ofertën gjatë verës.
Luizi ka qenë pjesë kyç e ekipit të Unai Emery, duke realizuar 10 gola dhe asistuar në pesë të tjerë në 38 paraqitje në të gjitha garat.
Arsenali gjatë verës pritet të largojë mesfushorët si Thomas Partey dhe Mohamed Elneny.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.