Arsenali ka vendosur që ta largojë nga skuadra Granit Xhakën
Mesfushori me origjinë nga Prishtina bëri një gjest të turpshëm në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe klubi tani planifikon që ta largojë atë, shkruan Reporteri.net
Xhaka në kohën kur po zëvendësohej me Sakan u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit, gjë e cila nuk i pëlqeu fare dhe më pas ai vendosi t’iu hakmerrej atyre duke i thënë ‘Fuck off’.
Më pas tifozët e Arsenalit kërkuan që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit, gjë e cila edhe ndodhi, ndërsa tani pritet që të ndodh edhe largimi i tij nga klubi.
Mediat në Angli raportojnë se Arsenali dëshiron ta shesë sa më shpejt Xhakën dhe kjo pritet të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.
Klubi që ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Zvicrës është gjiganti italian, Milan. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.