Topçinjtë tani po shqyrtojnë fuqishëm një ofertë të re për rinovimin e kontratës për mesfushorin.
Arsenali ka ndryshuar qasjen me Granit Xhakën dhe befasisht raportohet se tani mund të propozojë një zgjatje të kontratës për mesfushorin pavarësisht ofertës nga Roma, ofertë që tashmë e ka në tavolinë, raporton “Athletic”, transmeton Gazeta Express.
Xhaka pritej të largohej nga klubi këtë verë pas sezonit për t’u harruar të Arsenalit.
Por, paraqitjet e tij fantastike në Euro 2020, duket se ka qenë një pikë kthese që klubi ta mbajë.
Arsenali e konsideron tani të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, i mbetet Xhakës të vendosë, të insistojë t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, apo të pranojë rinovimin e kontratës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.