×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali nuk e ka në plan të shkarkojë Artetan – madje ka një strategji së bashku me të

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 19:09

    Arsenali raportohet se nuk do ta shkarkojë Mikel Artetan në fund të këtij edicioni.


    Edhe pse u eliminuan nga Villareali në Ligën e Evropës, The Gunners i besojnë ende trajnerit spanjoll.

    Madje, sipas asaj që raporton The Sun, Arsenali do ta mbështetë Artetën me disa transferime në afatin kalimtar veror.

    Bordi i klubit londinez e di se për të konkurruar për trofe, ende u duhen edhe disa transferime, në mënyrë që të renditen sa më lartë.

    Për herë të parë në këtë shekull, Arsenali nuk do të jetë pjesë e një garë evropiane, e kjo ka bërë që Arteta të kërkojë më shumë transferime.

    Kështu, para se të bëhen transferime, fillimisht disa lojtarë do të shiten dhe raportohet se një shumë mbi 100 milionë euro do të investohet në prurjet e reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!