Vitet e fundit talentet kosovar të futbollit kanë filluar të gjejnë vend në ekipet e mëdha evropiane.
Njëri nga ata është 8 vjeçari, Roni Abazi që luan në akademinë e Arsenalit.
Ai e ka filluar karrierën kur ishte vetëm 4 vjet tek skuadra e quajtur Margate’s.
Në një ndeshje që kishte ky ekip kundër Crystal Palacës, Roni kishte shkëlqyer dhe i kishte rënë në sy disa agjentëve.
Dy agjentë të Arsenal kishin kontaktuar me familjen e Ronit dhe e kishin ftuar për prova 3 mujore, transmeton Indeksonline.
Roni Abazi edhe aty shkëlqeu dhe arriti që të bëhet zyrtarisht pjesë e akademisë së Arsenalit.
Ai luan në pozitën e mesfushorit deh luan për grupmoshat u8 të Arsenalit.
8 vjeçari ka marrë oferta edhe nga skuadra tjera të mëdha të Londrës si Chelsea, Tottenham dhe West Ham, por ai do të vazhdoj të mbetet tek Arsenal.
Me talentin që ka Roni, pas disa vitesh mund të bëhet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.