×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali po hedh benzinë në zjarr, me këtë veprim do ta çartë edhe më shumë Xhakën

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 17:06

    Granit Xhaka po refuzon të kërkojë falje për veprimin e tij që e bëri kundër Crystal Palace në vikendin që shkoi, derisa tani klubi i Arsenalit thotë se kapiteni i tyre duhet të shkojë në një terapi të ndonjë psikolog


    Zemërimi është akoma shumë i madh te Granit Xhaka.

    Ai ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit, ndërsa ky ia ktheu atyre duke i thënë q*nu, e për të mos mjaftuar kjo ai hoqi edhe fanellën në shenjë revolte dhe u largua drejt e në dhomat e zhveshjes, shkruan Reporteri.net

    Xhaka po refuzon që të kërkojë falje për veprimin që e ka bërë, ndërsa klubi i Arsenalit tani është duke menduar që ta dërgojë atë në një terapi, thuhet në një artikull të Blick.

    27 vjeçari nga Prishtina ka larguar edhe foton e profilit që e kishte me fanellë të Arsenalit në Instagram dhe e ka vendosur një ku është me fanellë të Zvicrës.


    Nuk dihet akoma zyrtarisht se çka do të ndodhë me fatin e Xhakës, por tifozët e Arsenalit duan largimin e tij nga skuadra. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!