Qendërsulmues i Wolfsburgut, Wout Weghorst, ka joshur interesimin e Arsenalit – bën të ditur Bild.
Holandezi do të jetë në dispozicion për 35 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Topçinjtë e duan nënshkrimin e tij.
Për shërbimet e 27-vjeçarit ka shprehur interesim edhe Newcastle Unitedi nga Liga Premier.
Weghorst është pjesë e klubit gjerman nga viti 2018, ndërsa këtë sezon i ka shënuar 16 gola në Bundesliga.
Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e klubeve, si FC Emmen, Heracles Almelo e AZ Alkmaar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.