Arsenali mezi ka arritur që të fitojë sonte kundër West Ham United në Londër, në një derbi tjetër londinez në xhiron e dytë të Premier Ligës.
Arsenali ka fituar me një gol të vonë te të riut Eddie Nketiah për të marrë tri pikë tepër të vështira në Emirates sonte.
Ky ishte derbi i dytë me radhë i Arsenalit brenda dy jave, ku fillimisht ishte përballur me skuadrën tjetër londineze Fulham kurse sonte me West Ham.
Arsenali e nisi shumë më mirë këtë takim, ku 40 minutat e para e dominoi tërësisht atë me posedim dhe me raste të krijuara.
Goli erdhi në minutën e 25-të pas një bashkëpunimi të mirë në mes të Aubameyang dhe Lacazette, ku shënoi ky i fundit një gol të bukur me kokë.
Por, kur ndeshja mendohej se do të shkonte sigurt dhe Arsenali do ta fitonte atë me disa gola epërsi, në skenë doli West Ham që në minutën e fundit të pjesës së parë bën një kundërsulm që rezulton me gol të shënuar nga Antonio.
Në pjesën e dytë, Arsenali ishte një skuadër tërësisht tjetër.
Më kërkues dhe ishin disa herë afër që të shënojnë golin e epërsisë West Ham. Antonio goditi edhe shtyllën në minutën e 70-të të ndeshjes.
15 minutat e fundit Arsenali kishte më shumë posedimin por goli erdhi tek në minutën e 86-të nga sulmuesi i ri Nketiah pas një pasimi te Ceballos.
Me këtë fitore Arsenali ka gjashtë pikë nga dy xhiro të zhvilluara dhe është në vendin e dytë pas Evertonit.
Ndërkohë West Ham mbetet pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve në Premier Ligë dhe gjendet në vendin e 18 në Premier Ligë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.