Arsenal ka shansin për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Neto.
Katalunasit duan të largojnë disa nga futbollistët kryesorë, në mënyrë që të shpëtojnë nga pagat e larta, transmeton lajmi.net.
Barcelona ka humbur shansin për të siguruar rinovimin e Lionel Messit shkaku i pagave të larta nga disa futbollistë.
Sidoqoftë, klubi dëshiron të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë transferimet e reja në La Liga.
Sipas Daily Express, “Topçinjtë” janë kontaktuar nga klubi spanjoll për shërbimet e Netos.
Neto thuhet se fiton rreth 4.5 milionë euro për sezon dhe Arsenal do provonte nëse ‘gardiani’ pranon zbritjen e pagës.
Ndërkohë, Barcelona mund të detyrohet të shesë brazilianin në javët e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.