×
  • Sport
  • Sport

    Arteta e do me çdo kusht lojtarin e Juventus në verë

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 15:50

    Në tregun e transferimeve në afatin e janarit skuadra angleze nuk ishte aktive, përcjell Reporteri.net

    Mirëpo që tani Arsenali ka nisur interesimet për të transfere në afatin e verës.

    Drejtuesit e skuadrës së Arsenalit janë duke monitoruar mesfushorin e Juventusit, Arthur Melo.

    Sipas asaj çfarë raporton ‘Tuttomercato’, Arsenali janë të etur për nënshkrimin me Arthur.

    ‘Topçinjtë’, u përpoqën ta transferojnë në ‘Emirates Stadium’ në janar, por pas shumë negociatash nuk arritën në një marrëveshje.

    Arthur ka kontratë me Juven deri në vitin 2025, por ‘Zonja e Vjetër’ janë të gatshëm ta shesin atë në fund të sezonit.

    Kështu braziliani është në radarin e Arsenalit, pasi e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!