×
  • Sport
  • Sport

    Arturo Vidal tallet me VAR-in pasi Valencias iu anulua goli në ndeshjen kundër Real Madridit

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 13:46

    Disa lojtarëve u pëlqen të shmangin polemikat, por Arturo Vidal nuk është njëri prej tyre.


    Mesfushori i Barcelonës nuk e mbajti veten derisa ishte duke e shikuar ndeshjen Real Madrid – Valencia, shkruan Reporteri.net

    Valencia shënoi gol me anë të Rodrigos, por më pas u anulua për pozitë jashtë lojë pas ndërhyrjes së VAR.

    Vidal reagoi vetëm 8 minuta pas këtij goli të anuluar me një postim në rrjete sociale ku shihen dy vija dhe një emoji duke qeshur.

    Juan Andujar Oliver, eksperti i referimit të Marcas ka sqaruar se vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë pasi Maxi Gomez ishte në pozitë jashtë loje, por Vidal si duket nuk u pajtua me këtë vendim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!