×
  • Sport
  • Sport

    Askush nuk e priste – Roony thotë se Liverpooli duhet ta fitojë titullin e Premierligës

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 15:36

    Wayne Rooney beson se Liverpooli e meriton të shpallet kampion i Premierligës edhe në rast se nuk vazhdon më ky sezon, shkaku i koronavirusit.


    Skuadra e Jurgen Klopp kishte një epërsi prej 25 pikësh në tabelën e Premierligës përpara se liga të pezullohej për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan Reporteri.net

    Ende nuk është e qartë se kur do të rifillojë sezoni 2019/20 dhe madje ka pasur zëra se ky sezon të bëhet i pavlefshëm.

    Por Rooney, i cili aktualisht luan tek Derby, ka thënë se pavarësish se çfarë do të ndodhë, Liverpooli e meriton titullin e Premierligës.

    “Liverpool do të fitojë Premierligën,” i tha ai The Times. “Unë kam dëgjuar tifozët e Everton duke bërë thirrje se sezoni duhet të anulohet! ”

    “Por jo, Liverpooli ka qenë fantastik. Ata kanë bërë punë të madhe. Ata e meritojnë këtë titull. Mund ta imagjinoni të prisni 30 vjet dhe më pas të anulohet kjo? Shpresoj të merret vendimi i duhur për këtë”, tha Roony./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!