Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 20:45 në “Skonto Stadions”.
Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në transfertë, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ekipin e Sylvinhos.
Në historinë e tyre, këto 2 ekipe janë përballur mes tyre 5 herë.
Por ajo që bie në sy është se kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjërën prej tyre. Janë ndalur 5 herë në barazim me Letoninë.
“Djemtë” tanë kanë mundur të shënojnë 6 gola, teksa po kaq gola janë pësuar.
Dueli i së nesërmes është histori tjetër dhe Kombëtarja do të hyjë në fushë “all-in” për triumfin për të shpresuar deri në fund të vendi i dytë në gurpin K që të çon në “Play-Off.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.