Atalanta dhe Leipzig janë dy skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Atalanta fitoi edhe duelin e dytë ndaj Valencias në “Mestalla”, me rezultatin 3:4, për të kaluar tutje pas rezultatit të përgjithshëm 4-8, shkruan GazetaBlic.
Ilicic realizoi katër gola për Atalantan, kurse Gameiro dy e Torres një për Valencian.
Në ndeshjen tjetër, Leipzig ka “shkatërruar” Tottenhamin e Mourinhos.
Leipzig ka fituar me rezultatin 3-0 për të siguruar biletën për çerekfinale të garës së madhe evropiane në futboll.
Dy golat e Sabitzer dhe goli i Forsberg i siguruan ekipit të Nagelsmann çerekfinalen e madhe.
Tottenhami e Mourinho tani duhet të projektojnë sezonin e ardhshëm, pasi këtë sezon s’do të luajnë më në Ligën e Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.