×
  • Sport
  • Sport

    Atalanta fiton ndaj Ajax dhe siguron kualifikimin, Liverpool ndalet në Danimarkë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 20:59

    Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League.


    Atalanta ka arritur të fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Ajax në transfertë dhe siguruar kështu kualifikimin.

    Zikaltërit mjaftoheshin edhe me një barazim, por Muriel në 85-të tundi rrjetën dhe bëri gjithçka më të sigurtë.

    Nga ana tjetër, Liverpool me kualifikimin në “xhep’, ngeci në barazim 1-1 ndaj Midtjylland.

    Fillimisht ishte Salah që gjeti golin që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa vendasit barazojnë me Schols nga penalltia në minutën e 62-të.

    Me këtë gol mbyllet edhe e gjithë ndeshja, por edhe faza e grupeve me Atalantën dhe Liverpool që kalojnë kështu në fazën tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!