Emri i Marash Kumbullës është lidhur me Atalantën ditët e fundit. Klubi bergamask është afër shitjes së Christian Romeros te Tottenham.
Për mbrojtësin argjentinas interesohet edhe Barcelona, por 23-vjeçari pritet të përfundojë në Premier League për një shumë rreth 50 milion euro + bonuse.
Atalanta po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar Romeron. I përzgjedhuri nuk është lojtari shqiptar i Romës. Trajneri Gian Piero Gasperini i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin në skuadër Merih Demiral.
23-vjeçari turk është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, por aktivizimi në ekipin e Max Allegrit është pothuajse i pamundur, duke llogaritur që Chiellini, Bonucci dhe De Ligt janë zgjedhjet e para.
Demiral do të luante përkrah Berat Gjimshitit tek Atalanta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.