×
  • Sport
  • Sport

    Atalanta – Inter: Conte kërkon ta ruajë hapin për titull me rivalët

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 15:15

    Atalanta e pret Interin në një ndeshje të dy skuadrave në formë jo të kënaqshme këtë fillim sezon.


    Takimi i javës së shtatë mes Atalantas dhe Interit në Bergamo, nis në orën 15:00, raporton Gazeta Express.

    Skuadra nga Bergamo vjen pas një humbjeje të thellë 5:0 kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

    As Interi i Antonio Contes nuk kaloi më mirë, pasi u mposht nga Real Madridi 3:2 në Madrid të mërkurën.

    Atalanta nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në shtëpi dhe ngel katër pikë prapa liderit, Milan.

    Interi, që barazoi me Parmën në ndeshjen e fundit në shtëpi, ka vetëm një pikë më pak se kundërshtari i sotëm dhe renditet në vendin e gjashtë.

    Formacionet zyrtare:

    Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, Freuler, Pasalic, Ruggeri; Malinovskyi, Gomez; Duvan Zapata

    Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Vidal, Brozovic, Young; Barella; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!