Atleti Muhamet Ramadani e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U-18 që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Talenti i atletikës e fitoi të artën në hedhje të gjyles në një distancë prej 19.31 metrash.
Ramadani, që e përfaqësoi Kosovën edhe në Festivali Olimpik Evropian për të rinj gjatë këtij viti në Baku, vlerësohet lart nga komuniteti i sportit të atletikës, transmeton KTV.
KOK përgëzon suksesin e Muhametit dhe u uron fat edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në ballkanik.
Ramadani nuk ka udhëtuar i vetëm për ta përfaqësuar Kosovë në Stamboll. Bashkë me të kanë udhëtuar edhe Alaudin Suma, Diellza Selaci, Duarza Ivanja, Albina Bojaxhiu dhe Leon Thaqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.