×
  • Sport
  • Sport

    Atletico i frikëson skuadrat angleze me çmimin e Trippier

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 17:04

    Kieran Trippier është duke kërkuar rikthimin në Ligën Premier, por nuk do të jetë aspak e lehtë.


    Mbrojtësi anglez ka kaluar dy vite të suksesshme në Spanjë te Atletico Madrid, ku ka fituar edhe titullin e kampionit.

    Manchester United, Arsenal dhe Everton janë skuadrat angleze që janë futur në garë për transferimin e lojtarit.

    Por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë duke marrë parasysh kërkesat e larta të Atletico Madrid.

    Kampioni në fuqi i Spanjës i ka bërë me dije skuadrave të interesuara për anglezin se duhet paguar shuma prej 60 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin.

    Kjo është një shumë tejet e lartë, kur kemi parasysh se dy vite më parë Los Colchoneros kishin paguar 22 milionë euro për transferimin e anglezit nga Tottenham Hotspur.

    Gjithsesi asnjëra nga skuadrat e interesuara për Trippier nuk janë të gatshme të paguajnë një shumë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!