×
  • Sport
  • Sport

    Aubameyang drejt Interit

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 10:16

    Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet në fund të sezonit nga Arsenal.


    Sulmuesi ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me klubin anglez që skadon edicionin e ardhshëm. Duke parë këtë situatë, “Topçinjtë”, kanë gjetur pasuesin e tij.

    Trajneri Arteta ka zgjedhur Odsonne Edouard, sulmuesin e talentuar të Celtic si zëvendësuesin ideal të Aubameyang. Drejtuesit e klubit do të nisin negociatat në merkaton e verës për të bindur skuadrën skoceze të lejojë largimin e sulmuesit.

    Ofertat për Aubameyang janë të shumta, por Interi mbetet një nga ekipet që ka shfaqur më shumë interesim pasi e shikon si lojtarin e duhur për të zëvendësuar Lautaro Martinez

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!