Autoritetet tatimore portugeze janë duke kryer një operacion ku po kontrollojnë shtëpitë e futbollistëve për evazion fiskal
Në mesin e 76 futbollistëve të cilëve shtëpia iu është bastisur nga autoritetet portugeze ka qenë edhe ajo e portierit legjendar, Iker Casillasit, shkruan Reporter.net
Casillas ka bërë të ditur se sot autoritetet tatmiore portugeze e kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Porto.
“Në mëngjes, autoritetet tatimore portugeze erdhën në shtëpinë time në Porto. Siç bënë në shtëpitë e 76 lojtarëve tjerë dhe klubeve. Unë isha plotësisht në dispozicion të tyre. Transparenca është një nga parimet e mia,” ka thënë Casillas.
Ndryshe, Casillas ka zhvilluar 116 ndeshje me fanellën e Portos që nga vitit 2015 deri më 2020 dhe tani është kandidat për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.