×
  • Sport
  • Sport

    Avioni privat i Messit bën ulje të detyruar

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 14:52

    Avioni privat i Lionel Messit bën një ulje të detyruar në Bruksel në aeroportin e kryeqytetit belg “Zavantem”.


    Lajmi bëhet i ditur nga mediat belge të cilat raportojnë se për shkak të disa problemeve në marshin e uljes, avioni i yllit argjentinas ka bërë një ulje emergjente.

    Ende nuk dihet nëse Messi ka qenë i pranishëm në bordin e avionit të tij, por sipas portalit belg “HLN”, avioni u detyrua të ulej në tokë teksa ishte nisur drejt Tenerifes.

    Messi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro.

    Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!