Bori Fati, babai i Ansu Fati, talentit 17-vjeçar të Barcelonës, foli për “El Larguero”, ku pranoi se djali i tij ende ka nevojë të jetojë, stërvitet dhe luajë me lojtarë si Griezmann apo Luis Suárez.
Ansu, heroi i Barçës – “Jemi duke e shijuar si familje Barçën. Ky është futbolli, presim ditë më të mira”.
Durimi – “Djali është i ri, nuk ka pse nxitohet. Messi është “babai” i të gjithë futbollistëve atje. Si Messi nuk ka lojtarë të tjerë në futboll. Nëse je pranë Messit, duhet të falënderosh Zotin dhe të mësoni prej tij”.
Manchester United – “Nuk është e vërtetë se ka bërë ofertë, ose të paktën unë nuk e di. Ne jemi të qetë këtu. Pastaj, edhe ata që largohen, duan të kthehen te Barça, çfarë mund të kërkosh më shumë si futbollist. Ansu po i shijon ëndrrat e tij, çfarë duam më shumë. E ka të ardhmen përpara, koha flet për të. Ai është pjesë e Barcelonës, klubit më të madh”.
Rivaliteti për formacionin – “Rruga është e qartë: duhet ta fitojë vendin në formacion, pavarësisht “peshkaqenëve” që janë aty… Ansu është vetëm 17 vjeç, duhet të shijojë çdo minutë aktivizim dhe të mësojë prej bashkëlojtarëve, sepse janë më të mirët në botë. Duhet ta konsiderojë fat po të luajë edhe një minutë, duhet të përfitojë nga çdo mundësi. Ai nuk ka pse të ngutet. Griezmaan është kampion bote dhe ka fituar shumë. Edhe Luis Suárez është spektakolar. Unë nuk flas më për Messin, sepse ai është jashtëtokësor. Ansu ka shumë kohë përpara dhe po shijon ëndrrën e tij. Nuk krahasohet me ata, ka ende rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të jemi të durueshëm”.