Patrick Amoako Sefa, babai i futbollistit, që u nda nga jeta të shtunën, 11 nëntor 2023, Raphael Dwamena, po u bën thirrje urgjente autoriteteve të futbollit për ndihmë në kthimin e trupit të djalit të tij në Ganë.
Dwamena humbi jetën tragjikisht më 11 nëntor gjatë ndeshjes mes KF Egnatia dhe KF Partizani në Superligën Shqiptare, pasi pësoi atak kardiak në fushën e lojës, 28-vjeçari ganez u dërgua me urgjençë në spitalin e Kavajës, ku edhe ndërroi jetë.
“Kur dëgjuam lajmin nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata po bëjnë përgatitjet për të kërkuar një fluturim për në Turqi përpara se të mund ta sjellim trupin. Kështu që tani është radha jonë për të ndihmuar, unë po i bëj thirrje Federatës së Futbollit të Ganës që të na ndihmojë që ta sjellim trupin në Ganë dhe të shikojmë se si do t’ja dalim. Ajo që do të them është se ganezët duhet të luten për ne”-tha ai për mediet ganeze.
Raphael Dwamena u braktis pas lindjes nga të dy prindërit e tij dhe u rrit nga gjyshja mes vështirësive në Gana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.