Napoli është i interesuar për Edon Zhegrovën dhe i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për transferin e tij, por kjo shumë po konsiderohet e ulët nga ekipi francez Lille ku aktualisht luan Edoni.
Detaje rreth një transferimi të mundshëm zbuloi, babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova.
I pyetur se a do t’i bashkohet djali i tij Edoni, ekipit që po e kërkon, ai tha: “Po, ka qenë kërkesë e Napolit ta transferoj tash Edonin, por bisedimet kanë ngecur dhe ma merr mendja që gjatë janarit nuk do të shkojë. Kemi vendosur që të qëndrojmë në Lille pasi që i duhet edhe në këta muajt që kanë mbetur, deri në verë kemi vendosur që mos të shkojë. Nuk do të shkojë se tash ka lojë të rëndësishme dhe me Lillen ka vendosur që ta ndihmojë klubin e tij edhe për një periudhë të shkurtër”, tha Zhegrova në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.