×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Granitit pas nominimit për Topin e Artë: I pari shqiptar që ka arritur në këtë nivel në botën e futbollit, do të na bëjë krenarë

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 7:48

    Futbollisti kosovar, Granit Xhaka është nominuar për ”Topin e Artë”, pas paraqitjeve fantastike që kishte sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicerane.

    Ai është në listë së bashku me yjet botëror si, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicus Jr dhe Jude Bellingham.

    E për këtë sukses të Granitit,, ka folur edhe babai i tij, Ragip Xhaka.

    Ai ka thënë se puna e palodhur e Granitit, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori.

    “Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.
    Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite. Urime Granit, krenaria jonë!”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!