×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Messit reagon rreth lajmeve se djali i tij po i bashkohet PSG-së

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 9:09

    Pasi bënë jehonë lajmet ndërkombëtare se Lionel Messi po kalon te Paris Saint-Germain, ka reaguar babai i tij, Jorge.


    El Chiringuito raportoi fillimisht se ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, me babain e tij që ka nënshkruar atë në Katar.

    Në lidhje me këto lajme, Jorge Messi ka qenë i ashpër, duke thënë se asnjë nuk është e vërtetë.

    “Gënjeshtra. Edhe një shpikje tjetër”, ka shkruar ai në Instagramin e tij. “Unë kam qenë në Argjentinë që nga shtatori. #Lajmetërreme”.

    Duket se ende nuk ka ndonjë hap konkret në marrëveshjen mes Messit dhe PSG-së, mirëpo El Chiringuito njihet si një medium që ka burime të sakta.

    Në verën e vitit të ardhshëm, kontrata e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë skadon dhe do të jetë lojtar i lirë të zgjedh mes Manchester Cityt apo PSG-së, ose edhe të qëndrojë në Camp Nou.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!